Para të vonuara dhe mbështetje financiare! Lajme të mira për kete shenje /Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

ShowBizi

Sot nis nje periudhe ku ndikimet e fuqishme planetare do te lene gjurme per disa dite. Disa te verteta nuk do te mund te fshihen me dhe disa situata do te marrin nje drejtim qe nuk e kishit parashikuar.

Lidhja e veshtire e Merkurit me Plutonin nxjerr ne siperfaqe llogari te bera gabim, ceshtje te mbajtura ne heshtje dhe veprime te qellimshme hakmarrjeje. Prapaskenat, deshira per kontroll dhe lufta per pushtet mund te zbulojne qellimet e verteta te njerezve.

Nderkohe, Hena ne Bricjap, ne katerkendesh me Aferditen ne Peshore, trondit ekuilibrin emocional dhe financiar. Deri neser, humori dhe xhepi mund te humbasin qendrueshmerine. Jo cdo gje qe duket joshese do te rezultoje ne favorin tuaj.

DASHI
Sot dhe neser hapen dyert e komunikimit, por jo te gjitha sjellin lajme te mira. Krahas mundesive pozitive, dalin ne skene njerez qe marrin guximin t’ju perballin me ceshtje te paperfunduara dhe t’ju kerkojne llogari. Disa fjale mund te zbulojne me shume sesa prisnit.

DEMI
Nje lajm i mire ne pune, nje ndryshim cilesor apo nje udhetim sjellin premtime pozitive, por pas tyre fshihen medyshje qe nuk mund t’i shperfillni. Dicka mund te shtyhet deri neser, ndersa nje perballje e pashmangshme, sidomos ne familje, kerkon vemendjen tuaj.

BINJAKET
Dashuria si emocion ju mbeshtjell fuqishem kete fundjave, duke zgjuar deshira dhe ndjesi qe veshtire t’i kontrolloni. Por pas intensitetit emocional vjen perballja me realitetin. Mundesite konkrete do te vendosin sa nga ajo qe deshironi mund te behet vertet pjese e jetes suaj.

GAFORRJA
Duket sikur e keni kaluar kufirin e nje sqarimi ne dashuri apo te nje ceshtjeje ekonomike. Por ajo qe mendonit se ishte lene pas, rikthehet kete fundjave me permasa me te veshtira. Nje situate qe dukej e mbyllur mund te zbuloje se ende nuk e ka thene fjalen e fundit.

LUANI
Ne energji qendroni ne krye te listes, por ne mbeshtetje situata paraqitet shume me e nderlikuar. Sidomos njerezit e afert mund t’ju vendosin perballe qendrimeve qe nuk i prisnit. Do te kuptoni se forca juaj nuk mjafton gjithmone per te kontrolluar sjelljen e te tjereve.

VIRGJERESHA
Kete fundjave keni mundesine te zbuloni me saktesi piken tuaj me te dobet dhe sa e thelle eshte carja ne mundesite ku jeni mbeshtetur. Por e verteta nuk do t’ju pelqeje. Ne vend qe ta pranoni, mund te ndieni nje bezdi te forte perballe asaj qe tashme behet e pamundur te injorohet.

PESHORJA
Sot dhe neser, nje person apo nje lajm i papritur mund te trondite ekuilibrin tuaj dhe t’ju shtyje te mendoni seriozisht ndryshime ne ambientin ku jetoni. Nderkohe, deshira per nje sukses diku tjeter behet gjithnje e me e forte. Dicka po leviz dhe qetesia qe keni ruajtur mund te mos jete me e njejta.

AKREPI
Merkuri ne shenjen tuaj perpiqet te vendose rregull kete fundjave, por Plutoni ju terheq drejt ceshtjeve me te thella dhe me te nderlikuara. Detajet e lena pezull kerkojne zgjidhje, sidomos ato qe prekin pikat me te erreta, te cilat deri tani keni pasur frike t’i prekni. Ajo qe eshte fshehur kerkon te dale ne drite.

SHIGJETARI
Kjo fundjave mund t’ju zbuloje me ne fund se cilet jane kundershtaret tuaj te vertete dhe sa dem eshte shkaktuar pas shpines suaj. Sidomos ne pune, ne planet personale dhe ne marredheniet me njerezit e afert, disa veprime mund te marrin nje kuptim krejt tjeter. E verteta mund te jete me e rende nga sa e kishit menduar.

BRICJAPI
Hena ne shenjen tuaj kete fundjave ju ben emocionalisht me te brishte, por njekohesisht ju shtyn te merrni kompetenca dhe te kerkoni llogari. Rreziku qendron te nxitimi per te kontrolluar situata qe ende nuk i keni te sigurta. Diskutimet, marredheniet dhe marreveshjet mund te marrin nje kthese te papritur.

UJORI
Sot dhe neser ndieni se ka ardhur momenti te ndryshoni dicka qe prej kohesh ju ka lodhur dhe ju ka mbajtur peng ne mendime. Sidomos ne lidhjet personale apo ne takimet me njerez qe jetojne larg, mund te linde nevoja per vendime me te guximshme. Dicka qe e keni shtyre vazhdimisht nuk pranon me te mbetet pezull.

PESHQIT
Ceshtje ligjore qe i mendonit te zgjidhura mund te hapin papritur nje kapitull te ri, duke ju thithur energjine dhe duke rikthyer shqetesime qe besonit se kishin perfunduar. Kete fundjave beni kujdes nga keshillat e njerezve teper praktike. Ajo qe per ta duket zgjidhje e arsyeshme, per ju mund te kthehet ne humbje.

Lajmet e fundit