Gruaja shofere humb kontrrollin e mjetin, përpIas pë r vd*kje një burrë (Detaje)

Te Fundit

Një aksident tragjik i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Itali i ka marrë jetën një 64-vjeçari shqiptar. Viktimë e këtij aksidenti mësohet se është shtetasi i identifikuar si Hashim Mehmeti.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania, ku vikitima ishte punonjës.

Papritmas, një makinë e drejtuar nga një grua devijoi nga rruga dhe hyri në pjesën e rrugës ku ndodhej kantieri ku dhe përplasi për vdekje punëtorin shqpitar.

Në vendngjarje dolën menmjëherë autoritetet vendase, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Teksa hetimet janë në vijim, rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse drejtuesja e automjetit kreu manovra si pasojë e një veprimi të papritur të një tjetër drejtuesi mjeti, në përpjekje për të shmangur një rrezik.

Megjithatë, përplasja rezultoi fatale për Hashim Mehmetin nga Shqipëria, i cili gjeti vdekjen në krye të detyrës pasi mësohet se 64-vjeçari punonte për riparimin e bordurave.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit